fbpx

Hyrje falas në disa institucione kulturore në RMV për shkak të ditës së pavarësisë

Me rastin e ditës së pavarësisë, 8 Shtatorit, qytetarët në mbarë vendin mund të vizitojnë falas disa institucione kulturore, galeri dhe muze të ndryshme, transmeton Portalb.mk.

Nga ora 11:00 e deri në ora 20:00 qytetarët mund të vizitojnë pa bileta lokacionet e mëposhtme.

  • Shkup: Muzeun Arkeologjik, Muzeun e Shkencave Natyrore, Muzeun e Luftës  Maqedonase për Pavarësi, Muzeun e Maqedonisë së Veriut, Muzeun e Artit Bashkëkohor, si dhe Galerinë Nacionale të Maqedonisë.
  • Veles: Stobi.
  • Ohër: Enti për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës dhe Muzei Shtëpia e Robevcëve.
  • Tetovë: Muzeu i Rajonit të Tetovës” dhe “Galeria e Arteve.
  •  Në Strumicë: Enti për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës se Muzeu dhe Instituti i Strumicës.
  • Masanstir: Heraklea, Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës dhe Muzeut, Muzeu i Alfabetit të Gjuhës Shqipe.
  • Prilep: Enti për Mbrojten e Monumenteve të Kulturës dhe Muzeu.
  • Krushevë: Muzeu i Historisë.
  • Gjevgjeli: Instituti Nacional Muzeu.
  • Shtip: Enti për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës dhe Muzeu.
  • Kërçovë: Muzeu i Maqedonisë Perëndimore në Linç.
  • Kumanovë: Instituti Nacional Muzeu.

Republika e Maqedonisë së Veriut sot shënon 31 vjetorin si shtet i pavarur. Përmes referendumit të 8 shtatorit të vitit 1991 vendi u shkëput nga Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë, qytetarët vendosën për shet të pavarur dhe sovran. Sot, vendi është anëtar i NATO-s dhe  pas shumë sfidave këtë vit filloi negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button