Ukraina rimori nën kontroll disa vende në rajonin Kharkiv

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, bëri të ditur se disa vende në rajonin Kharkiv u rimorën prej forcave ruse, duke kaluar nën kontrollin e Ukrainës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me video nga llogaria e tij në median sociale, Zelenskyy bëri vlerësime lidhur me zhvillimet e fundit.

Zelenskyy ka falënderuar ushtarët ukrainas dhe është shprehur se “Këtë javë ka lajme të mira nga rajoni Kharkiv”.

“Tani nuk është koha për të emërtuar këto apo vendbanimet e tjera ku është kthyer flamuri i Ukrainës”, deklaroi Zelenskyy, duke mos dhënë informacion lidhur me vendet e rimarra në Kharkiv.

Në anën tjetër, në lajmet në shtypin lokal, pretendohet se forcat ukrainase kanë kaluar në sulm kundër forcave ruse në Kharkiv.

Në lajm janë ndarë edhe pamje të momentit kur forcat ukrainase ulin flamurin e ish-Bashkimit Sovjetik, që thuhet se janë regjistruar në fshatin Nova Husarivka që ndodhet në rajonin Kharkiv.

Po ashtu pretendohet se forcat e Ukrainës kanë hyrë edhe në fshatin Volokhov Yar që ndodhet në juglindje të Kharkivit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button