Reactor: Qëllimet strategjike të shtetit për barazi gjinore të operacionalizohen përmes treguesve statistikorë

Organizata e pavarur hulumtuese Reactor – Research in Action promovoi analizën gjinore me temë: “Statistikat gjinore dhe përfshirja e perspektivës gjinore në sistemin statistikor të Maqedonisë së Veriut” në të cilën u trajtuan dy pyetje kryesore, përkatësisht: Si të përfshihet gjinia në sistemi kombëtar statistikor dhe cilat janë fushat prioritare ku mungojnë statistikat gjinore, transmeton Portalb.mk.

Dokumenti përpiqet t’u përgjigjet këtyre pyetjeve duke analizuar kuadrin ligjor dhe institucional të sistemit zyrtar statistikor dhe legjislacionit kombëtar, legjislacionin e BE-së, dokumentet strategjike dhe politike që lidhen me statistikat gjinore; analiza e praktikave ekzistuese të rëndësishme për prodhimin dhe shpërndarjen e statistikave gjinore; analiza e statistikave të disponueshme gjinore dhe treguesve gjinorë; analiza e të dhënave të disponueshme të ndara sipas gjinisë nga organet e autorizuara për statistikat shtetërore; dhe analiza e burimeve të mundshme administrative për të dhënat e ndara sipas gjinisë jashtë sistemit zyrtar statistikor.

Në panelin e diskutimit me rastin e këtij promovimi, Vaska Leshoska nga Reactor – Research in Action prezantoi analizat dhe rekomandimet për përmirësimin e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet aktorëve kryesorë kombëtarë për përfshirjen e perspektivës gjinore në sistemin statistikor.

“Statistikat gjinore duhet të na tregojnë se si jetojnë burrat dhe gratë, vajzat dhe djemtë me gjithë diversitetin e tyre në një shoqëri. Në të njëjtën kohë, statistikat gjinore duhet të na ndihmojnë të vlerësojmë nëse gjërat ndryshojnë me kalimin e kohës dhe nëse politikat publike kanë rezultuar në uljen e pabarazive”, tha Leshoska.

“Prandaj, është thelbësore që qëllimet strategjike të shtetit për barazi gjinore të operacionalizohen përmes treguesve statistikorë që me kalimin e kohës do të mundësojnë vazhdimësinë e përpjekjeve tona dhe një përgjigje në pyetjen se sa afër jemi në arritjen e barazisë gjinore në të gjitha aspektet e jetët tona. Dialogu ndërmjet statisticienëve, politikëbërësve, shoqërisë civile dhe shfrytëzuesve tjerë është thelbësor për hartimin e nevojave për statistika gjinore, informimin e politikave me dëshmi dhe promovimin e shkrim-leximit statistikor”, përfundoi Lesoska.

Në diskutimin e hapur, pati përfaqësues të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Entit Shtetëror të Statistikave, Sekretariatit për Çështje Evropiane, Ambasadës së Mbretërisë së Suedisë, zyrës së UN Women, Institutit Kombëtar Demokratik, si dhe shoqërisë civile.

Analiza është prodhuar nga Reactor – Research in Action, me mbështetjen e Bashkimit Evropian (BE) dhe Agjencisë Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida), si pjesë e projektit Avancimi i Barazisë Gjinore në procesin e anëtarësimit në BE, i cili fokusohet në forcimi i bashkëpunimit rajonal të organizatave të shoqërisë civile të grave, hulumtimin dhe analizat gjinore për të informuar politikat, advokimin e bazuar në fakte dhe monitorimi i reformave në lidhje me anëtarësimin në BE, synon avancimin e barazisë gjinore në rajonin e Ballkanit Perëndimor në procesin e anëtarësimit në BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button