Janë publikuar listat e studentëve të pranuar në konviktet e Maqedonisë së Veriut

Janë publikuar listat e studentëve të pranuar, në konviktet shtetërore, nga viti i dytë i studimeve e tutje, njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH). Menjëherë pas shpalljes së listave, faqja e internetit të MM nuk ishte më në dispozicion, raporton Portalb.mk.

Listat e studentëve të pranuar mund të shihen në lidhjet e mëposhtme:

Studentët që janë në listat e publikuara mund të akomodohen në konvikte pasi të nënshkruajnë kontratë me konviktin ku janë pranuar. Nënshkrimi i kontratave dhe transferimi fillon nesër, ndërsa kontratat mund të nënshkruhen më së voni brenda 10 ditësh nga shpallja e rezultateve. Kundërshtimet në lidhje me rezultatet, nga ana tjetër, dorëzohen përmes adresës elektronike [email protected] brenda 5 ditësh nga dita e shpalljes së rezultateve, përkatësisht deri më 12 shtator.

Dje ka nisur aplikimi për akomodim në konviktet shtetërore për studentët e vitit të parë të studimeve dhe i njëjti do të zgjasë deri më 16 shtator. Për studentët e vitit të parë janë parashikuar 1.165 vende në konvikte. Kushtet, kriteret dhe dokumentet e nevojshme për ushtrimin e të drejtës së akomodimit në konvikt studentor (KS) janë shënuar në konkursin e publikuar në këtë lidhje.

Studentët që i plotësojnë kushtet për akomodim në konvikt duhet të plotësojnë aplikacionin elektronik dhe ta bashkëngjitin dokumentacionin përkatës „е-услуги“ (e-shërbimet) të MASH-it.

Nëse pas publikimit të listave përfundimtare të studentëve të pranuar sipas konvikteve, ambientet e akomodimit në ndonjë konvikt të caktuar mbeten të paplotësuara, regjistrimi do të vazhdojë deri në plotësimin e tyre, por jo më vonë se deri më 15 nëntor.

Numri më i madh i studentëve këtë vit do të akomodohen në konviktin studentor “Goce Dellçev” në Shkup, gjithsej 1.186. Nga konviktet e studentëve në kryeqytet, këtë vit akademik për shkak të renovimit nuk do të funksionojnë konviktet “Kuzman Josifovski-Pitu” dhe dy objekte në “Stiv Naumov”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button