Silvija Stojanovska u shpall e pafajshme për kontrabandën e 700 kg kokainë, do të kërkojë dëmshpërblim nga shteti

Aktorja Silvija Stojanovska sot, në rigjykim në Gjykatën Penale, u lirua nga akuza për transport droge, pasi Gjykata e Apelit paraprakisht e ktheu lëndën në të cilën Stojanovska ishte dënuar me tre vjet e gjysmë burg për kontrabandë të 700 kilogramëve kokainë nga Kolumbia në Spanjë, raporton 24info, përcjell Portalb.mk.

Edhe i akuzuari i parë, Voislav Budisavljeviq, bashkëshorti i Stojanovskës, apeloi kundër dënimit të shkallës së parë me shtatë vjet burg, por në vend që ta lironte ose ta kthente gjykimin nga e para siç kërkoi ai, Apeli ia rriti dënimin në 12 vjet burg.

Gjykatësi Ognen Stavrev sot vuri në pah se prokurori publik nuk ka dëshmuar se Stojanovska e ka kryer veprën.

– Ju mund të keni qenë rishitës, por kjo nuk është në aktakuzë, tha Stavrev.

Aktorja aktgjykimin për lirim e priti me lot.

– Gjykata u ka dëgjuar të gjithëve dhe ka zbatuar të gjitha provat që janë propozuar dhe paraqitur në këtë procedurë dhe sigurisht ka marrë parasysh udhëzimet nga Apeli lidhur me të akuzuarën. Gjykata e ka analizuar, me të gjitha provat, siç thuhet. E akuzuara Silvija Stojanovska lirohet nga aktakuza. Prokurori nuk ka vërtetuar se ajo ka kryer krim, përtej dyshimit të arsyeshëm. Masat e kujdesit mbeten derisa vendimi të hyjë në fuqi, tha Ognen Stavrev.

Stojanovska edhe pas aktgjykimit të shkallës së parë ishte e lirë pas heqjes së arrestit shtëpiak dhe kishte obligim që të paraqitej rregullisht në gjykatë dhe të mos largohej nga vendi.

Dimitar Savovski, avokati i Stojanovskës, njoftoi që pasi  aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm do të kërkojnë dëmshpërblim nga shteti për reputacionin e dëmtuar. Savovski theksoi se drejtësia është plotësuar absolutisht, publikoi “A1on”.

– Ajo ka absolutisht të drejtë për dëmshpërblim për reputacionin e dëmtuar, për fitimin e humbur e çfarë jo, por për fat të keq, autoriteti ynë ekzekutiv, Ministria e Drejtësisë, nuk është e gatshme të bëjë kompromis për këto çështje. Jo vetëm në këtë temë, por e thotë përvoja. Do të duhet sërish të shkojmë në gjykata edhe nja dy vjet me shtetin, për të përcaktuar dëmin, çfarë është, sa është. Absolutisht do të kërkojmë, tha avokati Savovski.

Sipas tij, Stojanovska është akuzuar vetëm për shkak se ka qenë në lidhje martesore me të pandehurin e parë Vojisllav Budisavljeviq.

– Paragrafi 3 thotë se ata janë një grup i strukturuar dhe ajo është anëtare e grupit të strukturuar. Nga provat e paraqitura nuk rezulton se Silvija Stojanovska ishte anëtare e organizatës/grupit të tillë ndërkombëtar që merret me trafik të drogës. Aksidenti është ish-partneri bashkëshortor, argumenti i vetëm i prokurorit ishte marrëdhënia e saj martesore me të dënuarin dhe vëllain e tij. Dhe gjatë gjithë kohës, akuza bazohej në atë marrëdhënie martesore, se ajo është dashur të dinte se çfarë me çka po merrej ish-bashkëshorti dhe vëllai i tij. Drejtësia është absolutisht e kënaqur. Të gjitha pretendimet e apelit, të miat, Apeli i respektoi, ishte iluzore dhe absurde të prisje që ta dënonin sërish, ndaj duhet të shkojmë sërish në Apel pas ankesës”, shtoi avokati.

Sipas aktakuzës, Stojanovska dhe Budisavljeviq kanë organizuar transport të 700 kilogramë kokainë nga Kolumbia në Spanjë. Aktorja, partneri i saj Vojislav Budisavljeviq dhe vëllai i tij, i cili ka të njëjtat iniciale VB, janë pjesë e një rrjeti të krimit të organizuar që ka kontraktuar furnizimin me kokainë në Kolumbi, e ka transportuar atë përtej Oqeanit Atlantik në Spanjë, e kanë fshehur në një magazinë në Madrid dhe e kanë kontraktuar shitjen e tij.

Prokuroria gjatë hetimeve ka konstatuar se në periudhën korrik 2019 deri më 18.12.2019, të pandehurit së bashku me tre të pandehur në Mbretërinë e Spanjës, njëri prej të cilëve shtetas i Maqedonisë, vëllai i të pandehurit të parë, si dhe disa persona të tjerë, kanë marrë pjesë në një blerje të paautorizuar, duke transportuar dhe shitur kokainë në një sasi totale prej 698.758,1 gram. Të pandehurit kanë përgatitur dhe organizuar blerjen, transportimin dhe vendosjen e paautorizuar të kokainës nga Kolumbia në Madrid, Mbretëria e Spanjës dhe kanë kërkuar blerës për të”, njoftoi Prokuroria.

Prokurorja pretendonte se të pandehurit komunikonin me njëri-tjetrin duke përdorur pajisje celulare telefonike “encrochat”, si dhe aplikacione celulare “encrochat” me kanale të mbrojtura, si dhe përdornin një pajisje për zbulimin e ndonjë instalimi të mundshëm policor dhe transmetime digjitale për aplikimin masave speciale hetimore.

Të dy u arrestuan në fund të dhjetorit 2019. Stojanovska ishte në arrest shtëpiak për disa muaj, ndërsa Budisavljeviq ishte në paraburgim. Në aksion, njësitet policore nga Maqedonia, Spanja dhe Kolumbia kanë punuar në koordinim me shërbimin antidrogë të SHBA-së, DEA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button