Erdogan shpreson në marrëveshje të shpejtë mes Kosovës dhe Serbisë për targat

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka shfaqur shpresën se Kosova dhe Serbia së shpejti do të arrijnë marrëveshje për targat e makinave, raporton REL.

“Theksojmë se jemi të gatshëm të ofrojmë gjithë mbështetjen tonë, sido që të mundemi. Ballkani nuk mund të tolerojë më këtë lloj problemi”, ka thënë Erdogan të mërkurën, gjatë një takimi me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Beograd.

Nga 1 shtatori, Qeveria e Kosovës ka nisur zbatimin e vendimit të saj për riregjistrimin e makinave me targat që i lëshon Serbia në RKS – Republika e Kosovës.

Procesi pritet të zgjasë dy muaj.

Serbia kërkon negociata për këtë çështje, duke propozuar targa neutrale ndaj statusit të Kosovës, por Qeveria e Kosovës nuk pranon një gjë të tillë.

Kërkesa për “Bajraktar”

Vuçiq ka thënë se në takimin me Erdoganin kanë diskutuar për bashkëpunim më të madh ushtarak.

Ai ka përsëritur se Serbia dëshiron të blejë dronë turq “Bajraktar”.

“Ne jemi të një linje dhe unë shpresoj se do të mund të arrijmë diçka të tillë vitin tjetër. Ne jemi të gatshëm të paguajmë më shumë para sesa ishim pajtuar në të kaluarën dhe të ofrojnë qindra miliona euro”, ka thënë Vuçiq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button