Pjesëmarrësit në misionin e shpëtimit në Bosnjë kthehen në Maqedoni

Sot janë kthyer zjarrfikësit e Shkupit të cilët kanë qëndruar 13 ditë për t’i ndihmuar kolegët e tyre në Bosnjë dhe Hercegovinë në shpëtimin e njerëzve dhe sanimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet.

Ata kanë punuar natë ditë, në fillim kanë ndihmuar në nxjerrjen e njerëzve nga vendet e përmbytura, ndërsa ditëve të fundit kanë ndihmuar në sanimin e dëmeve nëpër vendbanimet e vërshuara nga uji.

Menjëherë pasi janë kthyer ata i ka pritur komandanti, Blagoja Menkovski dhe kryetari I Shkupit Koce Trajanovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button