fbpx

BE i dhuroi RMV-së mjete për avancimin e qasjes në vaksinat kundër COVID-19

Sot, ambasadori Dejvid Gir, shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian, dhe Bekim Sali, ministër i Shëndetësisë kanë prezantuar kontributin e financuar nga BE për disponueshmëri dhe qasje në vaksinat kundër KOVID-19 në Maqedoninë e Veriut.

Ndihma “EU4Health” është pjesë e pakos prej 70 milion euro për Ballkanin Perëndimor e miratuar nga Komisioni Evropian në dhjetor të vitit 2020. Prej tyre, 8.2 milion euro janë mbështetje e drejtpërdrejtë për Maqedoninë e Veriut, vetëm në formë të qindra mijëra vaksinave dhe pajisjeve për të lehtësuar procesin e vaksinimit, d.m.th. 58 frigoriferë, 50 laptopë, 1000 karrige mjekësore, 1000 tavolina, dhe 212 ndarës plastike, dhe 5 automjete për transportin e vaksinave. Pajisja e prezantuar nga ambasadori Dejvid Gir dhe ministri Sali sot kanë lehtësuar transportin dhe magazinimin e vaksinave kundër Kovid-19 dhe vaksinave tjera.

Bashkimi Evropian ka kontribuar në mekanizmin KOVAKS (COVAX) që lehtëson qasjen në vaksina në të gjithë botën. Solidariteti dhe kujdesi me Maqedoninë e Veriut ishte demonstruar që nga fillimi i pandemisë me Kovid -19 duke ndihmuar sektorin e shëndetësisë dhe atë ekonomik me 241 milion euro.

“Ndihma urgjente ishte dorëzuar në pranverën e vitit 2021 dhe ka përfshirë dorëzimin e 25 ventilatorëve dhe 35.000 pajisjeve mjekësore dhe mbi 2 milion pajisje për mbrojtje personale. Pasojat socio-ekonomike ishin zbutur paralelisht përmes kredive të favorshme (160 milion euro) dhe grante (64 milion euro) për sektorin privat për të ndihmuar në mbrojtjen e kompanive dhe ruajtjen e vendeve të punës. Përveç kësaj, BE-ja ka përfshirë Maqedoninë e Veriut në sistemin e certifikatave digjitale Kovid-19 për të lehtësuar kufizimet e udhëtimit drejtë BE-së gjatë Kovid-19. Sa i përket ndihmës në sektorin e shëndetësisë, BE-ja do të investojë edhe 18.5 milion euro shtesë në kujdesin shëndetësor për nënat dhe foshnjat e sapolinduara, diagnostifikimin e hershëm dhe parandalimin e kancerit, dhe digjitalizimin e menaxhimit të sistemit shëndetësor për të siguruar përdorim më të mençur të parave publike”, thuhet në kumtesën e Delegacionit të BE-së në Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button