Bislimovski: Faturat e gushtit për ngrohje qendrore janë anuluar, qytetarët e Shkupit do të marrin tjera

Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE), Marko Bisliovski deklaroi se qytetarët e Shkupit të jenë të qetë pasi që faturat e BEG për ngrohjen qendrore për muajin gusht janë anuluar dhe do të marrin fatura të reja, njofton Portalb.mk.

“Ata që tanimë i kanë paguar faturat më të larta të muajit gusht, shuma do t’u zvogëlohet në mënyrë përkatëse për shumën e paguar në faturat e ardhshme. Gjatë këtij muaji të tjerët do të marrin fatura të korrigjuara për gusht”, tha Bislimovski.

BEG në fund të gushtit dorëzoi fatura për ngrohje qendrore deri te qytetarët e Shkupit të cilat ishin më të larta për rreth 40%. Arsyeja e vetme për rritjen e faturave, siç sqaroi Bislimovski, është pasi që tek ata nuk është kalkuluar subvencioni që Qeveria e jep për përdoruesit e energjisë termike në Qytetin e Shkupit.

1 shtator, Bislimovski në konferencë për shtyp tha se në dy ditët e fundit kanë pranuar një numër të madh ankesash nga qytetarët e Shkupit, të cilët thonë se faturat për energjisë termike janë rritur për rreth 40 për qind.

Komisioni rregullator ka kërkuar nga BEG që të anulojë të gjitha faturat, për muajin gusht, të cilat u janë dërguar konsumatorëve dhe të përgatisë faturat e reja, në të cilat do të llogaritet edhe subvencioni që qytetarët e pranojnë nga qeveria. Bislimovski shton se arsyeja e vetme e rritjes së faturave të gushtit nga BEG është se nuk është përfshirë subvencioni që qeveria e jep për konsumatorët e energjisë termike në Shkup.

“Janë siguruar mjete në buxhetin e shtetit, sikurse që ka vendim i cili tashmë është marrë, do të merret edhe vendim i ri që do të konfirmojë se konsumatorët e Energjisë termike në Shkup do të pranojnë subvencione”, tha Bislimovski dhe shtoi se është i pazakontë fakti që BEG i ka dërguar faturat më 30 dhe 31 gusht, edhe pse muaji gusht nuk ka përfunduar ende.

LEXO: RMV, Rregullatori kërkoi që BEG të tërheqë faturat e ngrohjes për gusht, të cilat u rritën me 40 për qind

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button