fbpx

Kompania e cigareve elektronike do të paguajë 440 milionë dollarë për krijimin e varësisë tek adoleshentët

Juul Labs do të paguaj 440 milionë dollarë për shkak të një hetimi që është bërë për dy vjet nga 33 shtete për marketingun e produkteve të tij, të cilat përmbajnë një sasi të lartë të nikotinës. Kjo markë u fajësua prej kohësh për shkaktimin e rritjes së numrit të përdoruesve adoleshentë të këtij produkti, shkruan The Guardian, transmeton Portalb.mk.

William Tong, prokurori i përgjithshëm i Connecticut, njoftoi marrëveshjen të martën në emër të shteteve plus Puerto Rico, të cilat u bashkuan në vitin 2020 për të hetuar promovimet dhe pretendimet e hershme të Juul në lidhje me sigurinë dhe përfitimet e teknologjisë së tij si një alternativë për pirjen e duhanit.

Marrëveshja, e cila përfshin kufizime të shumta se si Juul mund të tregtojë produktet e saj, zgjidh një nga kërcënimet më të mëdha ligjore me të cilat përballet kompania. Kjo kompanie ende përballet me nëntë padi të veçanta nga shtetet e tjera. Për më tepër, Juul përballet me qindra padi personale të sjella në emër të adoleshentëve dhe të tjerëve që thonë se u bënë të varur nga produktet e kompanisë.

Sipas një deklarate, kjo kompani ka tërhequr publikun adoleshent duke dhënë produkte falë, me giveaways dhe duke përdorur persona të rinj që të promovojnë produktin e tyre.

438.5 milionë dollarë do të paguhen gjatë një periudhe prej gjashtë deri në 10 vjet. Tong tha se pagesa e Konektikatit prej të paktën 16 milionë dollarësh do të shkonte për parandalimin e përdorimit të produktit dhe përpjekjet arsimore. Juul ka pasur më parë padi në Arizona, Luiziana, Karolina e Veriut dhe Uashington.

Juul fillimisht shiti produktet e saj me shumë nikotinë në shije si mango, nenexhik dhe krem. Produktet u bënë një plagë në shkollat e mesme të SHBA-së, ku nxënësit përdornin ato nëpër tualete dhe korridore ndërmjet klasave.

Por, të dhënat e fundit të sondazhit federal tregojnë se adoleshentët janë larguar nga kompania. Shumica e adoleshentëve tani preferojnë cigaret elektronike, disa prej të cilave vazhdojnë të shiten me shije të ëmbla frutash.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button