RMV, inflacioni në gusht ka arritur në nivel rekord prej 14,2%

Inflacioni në Maqedoninë e Veriut në muajin gusht ka arritur në nivel rekord prej 14,2%, sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës (ESSH). Krahasuar me muajin gusht të vitit të kaluar, indeksi i çmimeve me pakicë ka shënuar rritje prej 14,2%, a indeksi i shpenzimeve të jetesës është rritur për 16,8%, njofton Portalb.mk.

Krahasuar me muajin e kaluar, rritje më të madhe ka te shërbimet e akomodimit – 27,6% dhe te ngrohja qendrore 14,2%. Rritje e çmimeve është shënuar edhe te buka dhe drithërat – 6,4%, frutat e freskëta dhe të ngrira 3,8%, qumështi 3,6% dhe mishi 2,5%.

Zvogëlim të çmimeve në gusht ka te derivatet dhe vajrat për mjetet transportuese – 19,9% dhe te derivatet e lëngshme për amvisëri 10,3%.

Në korrik, indeksi i çmimeve me pakicë u rrit për 14%, a në qershor për 13,7%.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button