Inteligjenca artificiale dhe të drejtat e njeriut në internet: Gjendja aktuale, perspektivat dhe rreziqet

Drejtori ekzekutiv i Fondacionit Metamorfozis, Bardhyl Jashari, ishte pjesë e panel-diskutimit “Inteligjenca artificiale dhe të drejtat e njeriut në internet: gjendja, rreziqet dhe sfidat”. Paneli u organizua nga Fondacioni Metamorfozis në kuadër të konferencës rajonale për lirinë në internet të ABA ROLI e cila mbahet në periudhën prej 5 deri në 7 shtator në Ohër dhe i mbledh më shumë se 60 përfaqësues të organizatave qytetare, institucione, biznese, aktivistë për të drejtat e njeriut nga Maqedonia e Veriut, Serbia, Moldavia dhe Bjellorusia.

Në fjalimin e tij, Jashari foli për rolin e organizatave qytetare në procesin e krijimit të politikave dhe praktikave lidhur me zbatimin e inteligjencës artificiale dhe për atë se si shoqëria civile në përpjekje të përbashkëta me institucionet arsimore, bizneset, qeveritë mund të kontribuojnë në zvogëlimin e teknofobisë e cila është dukuri gjithnjë e më e shpeshtë në shoqëritë tona. Ai theksoi se inteligjenca artificiale është vetëm një prej shumë mjeteve të cilat i ka krijuar njeriu dhe vetëm prej njerëzve varet se për cilat qëllime do të përdoret e njëjta.

Në këtë sesion, fjalime mbajtën edhe Aleksandra Dedinec, profesori i Fakultetit për Shkenca Informatike dhe Inxhinieri Kompjuterike dhe Martin Vasilkovski, specialist i lartë për të dhëna në Data Masters. Në fjalimin e tij, Dedinec sqaroi se çfarë është inteligjenca artificiale, cili është zbatimi i saj në përditshmërinë dhe i tregoi aspektet pozitive dhe negative nga shfrytëzimi i inteligjencës artificiale.

Vasilkovski ndau shembuj praktik për shfrytëzimin e inteligjencës artificiale në fusha të ndryshme shoqërore dhe për ndikimin që inteligjenca artificiale e ka në mënyrën se si njerëzit jetojnë dhe punojnë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button