Djali i futbollistit Pele, dënohet më 33 vjet burg

Djali i ish-sulmuesit të Brazilit Pele-së, është dënuar me 33 vjet burg për pastrimin e parave të fituara nga trafiku i drogës.

Edinho, i cili luajti si portier për ish-klubin e babait të tij, Santos, ka marrë një dënim me burg për trafikimin e drogës në mes të viteve 2005 dhe 2006. Në atë kohë, ai mohoi akuzat e trafikimit dhe pranoi të ishte një narkoman. Por ditën e premte ai u gjet fajtor për pastrimin e parave nga një gjyqtar në qytetin  e Praia Grandes.

Mediat braziliane ende nuk kanë mundur të kontaktojnë me Edinho-n, emri i vërtetë i të cilit është Edson Cholbi do Nascimento 43 vjeç, por ata kanë raportuar që ai mund të shfaqet dhe pritet që të ankohet kundër vendimit të gjyqtarit. Gjithashtu edhe avokati i tij nuk ka dhënë asnjë koment në lidhje me akuzat.

I ati i tij, Pele ose Edson Arantes do Nascimento, ka luajtur gjatë gjithë karrierës së tij në Brazil, për Santosin. Duke luajtur për Brazilin ai fitoi Kupën Botërore në vitet 1958, 1962 dhe 1970 dhe u vlerësua si futbollisti më i madh i brezit të tij. Ai u largua në vitin 1974, por u rikthye sërish një vit më vonë për Neë York Cosmos. Edinho është djali i tretë i yllit të futbollit nga martesa e tij e parë. Ai ishte pesë vjeç kur familja e tij u shpërngul në Neë York dhe kur Edinho u kthye në Brazil, vendosi për të ndjekur një karrierë profesionale futbollistike si portier, për të surprizuar babanë e tij./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button