Champions League, PSG-Juventus supersfida e ditës

Evenimenti më i madh futbollistik në Evropë për klube starton sonte në mbrëmje, raporton EN.

Me 32 skuadra në 8 grupe, skuadrat do të kërkojnë të marrin sa më shumë pikë për tu renditur në dy vendet e para, gjë që do  mundësonte kualifikimin për në turin tjetër me eleminim direkt. Tetë ndeshjet e para të këtij sezoni luhen sonte.

Takimi më interesant është ai me PSG dhe Juventus. Francezet janë më të favorizuar në letër, ndërsa italianët kërkojnë te mos dalin pa pikë nga Parku de Price.

Kampionët në fuqi të Real Madrid e nisin aventurën në këtë edicion të ri në fushën e skocezëve të Celtic, ndërsa kampionia e Italisë, Milani, do të kërkojë ta nisë me këmbën e mbarë ndaj Salzburg në transfertë.

Sfida të lehta në letër për ekipet anglezë, me Manchester Cityn që luan me Sevilla, ndërsa Chelsea viziton Dinamo Zagreb në Kroaci. Sfidë e lehtë pritet dhe për Dortmund që e nis aventurën në ligën e kampioneve ndaj danezëve të Copenhagen.

Ndeshjet e tjera që luhen në mbrëmje janë Benfica – Macabi Haifa dhe Leipzig-Shaktar Donjeck.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button