Studentët e RMV-së që janë shtetas të huaj do të mund të aplikojnë për bursë studentore

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka shpallur konkursin për ndarjen e bursave për studentët që janë shtetas të huaj, të cilët kanë të drejtë të aplikojnë deri më 15 shtator, transmeton Portalb.mk.

“Shfrytëzuesit të bursës i mbulohen plotësisht shpenzimet e studimit: regjistrimi, akomodimi dhe ushqimi falas në konvikt për student, bursë mujore, sigurimi shëndetësor, shpenzimet për lëshimin dhe vazhdimin e leje qëndrimit të përkohshëm për qëllime studimi”, raportoi Ministria.

Konvikti se ku do të vendoset studenti që e ka fituar të drejtën e bursës do të përcaktohet nga Ministria, ndërsa dokumentet e kompletuara për Konkursin duhet të dorëzohen në përfaqësinë diplomatike.

“Ndahen 50 bursa për studentë shtetas të huaj të cilët janë në interes të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa janë me origjinë maqedonase dhe jetojnë në Shqipëri, Bullgari, Serbi, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Slloveni, Kosovë, Turqi, Rumani, Mal të Zi dhe Greqi”, deklarojnë nga Ministria.

Ministria paralajmëroi që në rast se studentët përfitues nuk do të paraqiten deri më 10 tetor në Maqedoninë e Veriut, llogaritet se e kanë refuzuar bursën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button