Kryeministri Kovaçevski kërkoi të mos gërmohen kripto valuta

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot bëri thirrje të mos gërmohen kripto valuta sepse konsumi i rrymës gjatë këtij procesi është enorm, raporton MIA.

“Lidhur me furnizimin kam një thirrje. Janë disa shtëpi të caktuara e madje edhe persona juridik në të cilët ka konsum jashtëzakonisht enorm të rrymës dhe kjo është pothuajse 100 për qind për shkak të gërmimit të kripto valutave, kjo duhet të ndërpritet sepse ajo energji elektrike është subvencionuar nga të gjithë qytetarët. Subvencioni të cilin në çmimin e fundit e paguajnë qytetarët është 80 për qind, por kur thoni 80 për qind do të thotë se nëse nuk është subvencioni qytetarët duhet të paguajnë pesë herë çmim më të lartë. Çdo shpenzim i pamatur joproduktiv dhe i pandërgjegjshëm shkakton mungesë, shpenzime shtesë të buxhetit dhe mangësi në furnizimin e atyre të cilëve u nevojitet për nevojat më të rëndësishme personale dhe afariste”, tha Kovaçevski, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pas mbledhjes së Këshillit për siguri.

I pyetur përse nuk ndiqet shembulli kosovar i cili me ligj ndalon gërmimin e kripto valutave, Kovaçevski u përgjigj se për të nevojitet miratim i vendimit ligjor.

“Po, mundet, por për atë duhet të sillet vendim ligjir. Gjithnjë derisa nuk miratohet vendimi ligjor, do të duhet të shkohet me thirrje, ndërsa nëse bëhet fjalë për kompani, përkatësisht për persona juridik, e dini se vendosëm tarifim në blloqe, kështu që nëse konsumi është i madh, kalojnë në bllokun tjetër. Në këtë periudhë nuk duhet të bëhet kjo për shkak të mungesës së energjisë elektrike. Krahasime me vendet fqinje është mirë të bëhen, unë jam në komunikim me të gjithë, por secili e ka specifikën e vet. Kosova për momentin është në situatë të rëndë dhe atje tashmë kanë filluar restriksionet”, theksoi kryeministri.

T’i përgatisim të gjitha resurset shtetërore për prodhimtari maksimale të energjisë tonë, do të jetë qëllimi i Qeverisë në periudhën e ardhshme, kumtoi kryeministri Dimitar Kovaçevski, pas mbarimit të seancës së Këshillit të Sigurisë.

Siç tha Kovaçevski, ky është vendim i seancës së sotme të Këshillit që e kanë mbështetur të gjithë të pranishmit, a qëllimi është që periudha më e rëndë e cila fillon më 1 tetor dhe do të zgjatë deri më 1 prill 2023, por edhe më tej, deri në fillim të verës, të gjithë qytetarëve, nxënësve, studentëve, bizneseve të vogla dhe të mesme t’u sigurohet çmim sa më i ulur i rrymës, por edhe furnizimi me energji termike të bëhet me çmimin aktual, duke e mbajtur tarifën e lirë  dhe qasjen 24-orëshe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button