Hulumtim i “Analitika”: Epidemi e dhunës në shkollat ​​e mesme në Maqedoninë e Veriut

Rreth 70 për qind e nxënësve kanë qenë dëshmitarë të sjelljes së dhunshme në shkollat ​​e tyre. Megjithatë, ata nuk e raportojnë dhunën për arsye të shumta, duke përfshirë edhe atë se nuk e dinë te kush dhe si ta denoncojnë, e të mbeten anonimë, ka treguar hulumtimi i think tank i organizatës “Analitika”, që është realizuar në tre shkolla të mesme në territorin e Qytetit të Shkupit – SHMQSH “Zdravko Cvetkovski”, SHMQSH “Zef Lush Marku” dhe SHMQSH “Shaip Jusuf”, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Gjetjet e hulumtimit japin një pasqyrë dëshpëruese se sa dhe në çfarë forme shfaqet dhuna në shkolla – 62.7 për qind e nxënësve kanë konfirmuar se dhuna është shpesh ose vazhdimisht e pranishme në mjedisin shkollor. Shumica e nxënësve e njohin dhunën fizike, por sipas tyre nuk mungon as dhuna psikologjike dhe ajo kibernetike.

Sipas anketës, 82.3 për qind e nxënësve janë përgjigjur se stafi mësimor i kushton shumë kohë edukimit rreth dhunës. Për rolin e rëndësishëm të stafit mësimdhënës në krijimin e një mjedisi të sigurt shkollor dëshmon edhe fakti se 43 për qind e të anketuarve janë shprehur se dhuna ndalet pikërisht nga mësuesit.

Bojana Mijoviq Hristovska nga “Analitika” thotë se sipas anketës, 83,6 për qind kanë thënë se vajzat janë viktimat më të shpeshta të dhunës në bazë gjinore, që së bashku me barazinë gjinore paraqesin një nga temat më urgjente në komunitetin tonë dhe në shkolla.

Për të parandaluar sjelljen e dhunshme të nxënësve veçanërisht i rëndësishëm është bashkëpunimi i vazhdueshëm dhe i shëndetshëm ndërmjet prindërve dhe shkollave, konsideron Tamara Mijoviq Spasova.

“Analitika” shton se shkollat ​​janë jashtëzakonisht të rëndësishme në procesin e njohjes dhe raportimit të rasteve të dhunës, ku ajo mund të zbulohet dhe parandalohet herët. Gjithashtu thonë e duhet të mundësohet që nxënësit të marrin pjesë në miratimin e rregullave në shkollë, sepse në ashtu ata do të marrin pjesë dhe do t’i kuptojnë dhe respektojnë më mirë rregullat.

“Është e nevojshme që shërbimi profesional të punojë në zhvillimin e programeve specifike për ndërgjegjësimin për ekzistencën e dhunës, në një nivel shumë më të lartë. Nevojitet edukimi i nxënësve për parandalimin e dhunës, gjë që do të kontribuojë në uljen e dhunës në shkolla. Për këtë qëllim është shumë me rëndësi që të investohet vazhdimisht në zhvillimin personal dhe profesional të stafit mësimdhënës dhe shërbimeve profesionale në shkolla, në mënyrë që ata të fitojnë dhe të zhvillojnë shkathtësi dhe kompetenca më të mëdha që do të kontribuonin në krijimin e një klime më të mirë shkollore”, thonë nga “Analitika”.

Hulumtimi është realizuar në një mostër përfaqësuese prej 305 nxënësve në shkollat ​​me përbërje të përzier etnike, kurse qëllimi ka qenë të përcaktohen llojet e dhunës në të cilat ekspozohen nxënësit e shkollave të mesme, për të kuptuar rolin e mësuesve në parandalimin dhe veprimin e sjellje të dhunshme në shkolla, por edhe ndaj aktorëve të tjerë të sistemit arsimor – shërbimit psikologjik-pedagogjik, institucioneve kompetente dhe prindërve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button