Është keqkuptuar liria

Shkolla bihevioriste thotë se sjellja njerëzore është nën diktatin e ambientit, pra sjelljet tona janë ato që edukojnë tjetrin.

Dikur nëpër ambientet tona kultivohej muzika popullore pa asnjë fjali të ndyrë (s’kishte asgjë jashtë konvencave të komunikimit normal gojor) dhe kjo shërbente si model se si të krijohej një familje e shëndetshme bashkëshortore, por tani kjo gati ka mbetur vetëm si relikt, ngase brezi i ri as që di që ekziston ky lloj arti që e ka kultivuar populli ynë; kujtojeni edhe folklorin tonë të kënduar edhe nëpër oda, ato këngë lindën heronjtë tanë, u bënë frymëzim për brezin e lavdishëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një ndër vlerat më sublime të kombit tonë që nga Skenderbeu e deri në ditët tona.

Ky lloj arti na edukonte, kurse tash këngëtarët e rrugëve (reperat) në tekstet e tyre ka aq fjalë të ndyra, që tejkalojnë ato konvencat e edukimit qytetar e njerëzor, më parë ne jemi përjashtuar nga shkolla për një fjalë të ndyrë, kurse tash ky lloj komunikimi është shndërruar gati-gati në konvencë normale dhe është bërë edukatë e zakonshme për të rinjtë tanë.

Kësaj i ndihmojnë me të madhe edhe disa medie dhe televizione komerciale, të cilat nuk ofrojnë dokumentare origjinale, por përkundrazi ushqejnë kurreshtjen negative, sidomos te nxënësit.

T’u kthehemi vlerave etike mbi të cilat janë ngritur dhe formuar shoqëritë e zhvilluara, duke e pasur gjithnjë në fokus familjen sipas një parimi: familje e shëndoshë- shoqëri e shëndoshë.

Kjo arrihet duke i rritur fëmijët në një ambient të shëndetshëm dhe duke treguar përgjegjësi ne si shoqëri, ngase siç thotë filozofi Anglez, Xhon Lok-u ”?ë?? ?ë???? ??? ? ?ë???? ??ë ????ë ?ë ????ë, ?? ????ë ?ë ???ë ??? ?? ?? ?ë????ë ??ë”.

Ne mund të importojmë mallra, modele zhvillimi, mund ta kultivojmë demokracinë si model i zhvillimit tonë kulturor e politik, por jo gjithçka është e pranueshme dhe e importueshme nga ajo çfarë ofron bota bashkëkohore, jo gjithçka është vlerë.

Një thënie vjetër na mëson se pas çdo fjalie të ndyrë rri afër edhe vepra e ndyrë. Unë ju pyes juve lexues të dashur, a kanë pasur të drejtë grekët antikë apo bota bashkëkohore ku liria ka shkuar deri në banalitet, ngase nuk janë të vetëdijshëm për përgjegjësinë që duhet ta kenë në raport me tjetrin.

Shoqëria jonë është një kopje e keqe e tjetrit, e kemi harruar shpirtëroren. Ismail Kadare me një rast thotë: “Njerëzimi asnjëherë më shumë sesa tani nuk ka pasur nevojë për ushqim shpirtëror”, fatkeqësisht me sa duket në botë shqiptare nuk zë shumë vend shpirtërorja.

Ne kemi nevojë për një riedukim kolektiv, ngase, me sa duket, liria është keqkuptuar. Zhan Pol Sartri, filozof francez thotë “Liria fitohet vetëm me përgjegjësi” fatkeqësisht në Kosovë është liria, por mungon përgjegjësia.

Mbase liria është nevojë ekzistenciale, nevojë për të jetuar, por thelbi i të jetuarit është përgjegjësia, i gjithë zhvillimi ynë moral e intelektual vihet para një detyrimi dhe sprove që është përgjegjësia.

Në këtë mënyrë ne ndërtojmë një trashëgëmi të pasur kulturore për vetën tonë dhe për brezat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button