Lavrov: Perëndimi nuk po respekton zotimin për eksportet ruse

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha se Perëndimi nuk po respekton premtimin e tij për të ndihmuar që ushqimet dhe plehrat artificiale ruse të mund të arrijnë në tregjet globale. Ai ngriti dyshime lidhur me respektimin nga ana e Moskës të marrëveshjes me Ukrainën për eksportet, transmeton REL.

Lavrov tha se Perëndimi nuk ka zbutur sanksionet për t’ia bërë më të lehtë Rusisë që të dërgojë jashtë vendit produktet bujqësore.

Moska e ka parë marrëveshjen për eksportet si pakt kyç. Kjo marrëveshje u arrit me ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara dhe Turqisë, që çoi në zhbllokimin e eksporteve të drithërave ukrainase nga portet në jug të vendit dhe lehtësoi krizën botërore me furnizime ushqimore.

“Kolegët tanë perëndimorë nuk po bëjnë atë që ne na u premtua nga sekretari i Përgjithshëm i OKB-së”, tha Lavrov gjatë një konference për media në Moskë.

“Ata nuk po ndërmarrin vendime për të hequr sanksionet logjistike që parandalojnë qasjen e lirë në tregjet botërore të plehrave dhe drithërave ruse”, shtoi ai.

Moska tha se sanksionet perëndimore po vështirësojnë organizimin e transportit, por edhe sigurimin dërgesave, edhe pse sanksionet nuk shënjestrojnë drejtpërdrejt eksportet ushqimore dhe ato bujqësore.

Kryediplomati rus tha se është në kontakt me Kombet e Bashkuara për t’i bërë presion shteteve perëndimore që të respektojnë zotimet e tyre për eksportet.

Marrëveshja për eksportet e produkteve bujqësore të Ukrainës dhe Rusisë është pakti i vetëm që dy vendet kanë arritur qëkur Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button