Snowden kërkon azil në Brazil, kërkesa konfirmohet nga Ministria e Jashtme

Ish-kontraktori i inteligjencës amerikane, Edward Snowden kërkon azil politik në Brazil. Gjatë një interviste për televizionin Brazilian “Globo TV”, Snouden, ka deklaruar se dëshiroj të jetoj në Brazil.

Snowden, që kërkohet nga autoritetet e Shteteve të Bashkuara, aktualisht jeton në Rusi. Por, afati i azilit të përkohshëm në këtë vend skadon në muajin gusht të këtij viti. Shtetet e Bashkuara ia kanë anuluar pasaportën. Snowden tha se formalisht ka kërkuar azil në disa shtete, përfshirë Brazilin.

Nga ana tjetër, Ministria e jashtme e Brazilit tha se e ka marrë kërkesën e Snowdenit për azil.

Në dokumentet sekrete të publikuara nga Edward Snowden, vitin e kaluar, shihej se agjencitë sekrete të Shteteve të Bashkuara e kishin spiunuar Brazilin, ndaj ndoshta Brazili zyrtar edhe mund ta marrë në konsederatë këtë kërkesë.

Në kohën kur detaje të skandalit të përgjimeve nisën të publikohen, presidentja e Brazilit Dilma Rousseff, anulloi vizitën zyrtare në Uashington./Ora News/

Lajme të ngjashme

Back to top button