Holandë, inflacioni në gusht arriti nivelin më të lartë në 47 vitet e fundit

Inflacioni në Holandë arriti në 12 për qind në gusht për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë dhe ushqimeve, niveli më i lartë vjetor që nga viti 1975 në vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Instituti i Statistikave të Holandës (CBS) publikoi të dhënat e inflacionit në vend për muajin gusht, sipas të cilave inflacioni vjetor, i cili ishte 10,3 për qind në korrik, u rrit në 12 për qind në gusht. Shifrat e publikuara tregojnë për inflacionin më të lartë që nga viti 1975.

Kontributin më të madh për rritjen e inflacionit e përbën rritja e çmimeve të energjisë, e cila në gusht, krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë, është rritur për 151 për qind.

Po ashtu, krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë, në gusht rritje çmimesh regjistruan edhe ushqimet me 13,1 për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button