RMV, dita e dytë e grevës, akoma nuk ka përgjigje nga Ministria dhe Fondi për kërkesat e mjekëve amë

Po vijon dita e dytë e protestës së Shoqatës së mjekëve privatë. Kryetarja e Shoqatës, dr. Lilija Çolakova-Dervishova, në një deklaratë për MIA-në thotë se ende nuk janë kontaktuar as nga Ministria e Shëndetësisë dhe as nga Fondi i sigurimeve shëndetësore, transmeton Portalb.mk.

“Ne do tambajmë për tre ditë atë që kemi marrë si vendim, në interes të përmirësimit të statusit, kthimit të dinjitetit të punonjësve shëndetësorë, mbajtjes së të rinjve këtu. Kërkesat janë ato, ndërsa prioritet është rritja e pikëve të kapitimit, qoftë në nidel të qeverisë, të Ministrinë e Financave, diku duhet të sillet vendim, pasi me të vërtetë me gjithë këto çmime dhe rritje, për pesë vjet gjithçka lëviz vazhdimisht, vetëm tek ne nuk lëviz asgjë”, thotë Dr. Çolakova-Dervishova.

Sipas saj, shpenzimet e përgjithshme të mjekëve privatë janë shumë të larta dhe vazhdimisht mbeten jashtë buxhetit.

“Me ardhjen e çdo ministri dhe drejtori të ri japim mbështetje, jemi të hapur për bashkëpunim. Kemi pyetje edhe për Fondin edhe për Ministrinë dhe është thesuar se çfarë duhet bërë, i kemi lokalizuar të gjitha problemet dhe për çdo problem kemi nmënyrë për ta tejkaluar”, tha kryetarja e Shoqatës.

Protesta e mjekëve privatë ka nisur dje dhe do të vazhdojë deri nesër. Ata vendosën që përmes një proteste treditore paqësore të mos japin udhëzime dhe receta, me kërkesë për rritjen kuotës financire. Krahas kësaj, ata kërkojnë ndër të tjera “shëndetësi elektronike, fshirjen e shkallës destimuluese, rritjen e buxheteve për specialistët dhe laboratorët dhe për klinikat rurale, të mos mbyllen ordinancat e mjekëve që duan të vazhdojnë punën mbi 64 vjet”.

Mjekët paralajmërojnë se ordinancat po mbyllen çdo ditë dhe se ekziston rreziku që rajone të tëra të mbeten pa ambulanca.

Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali thotë se ka gjashtë muaj që po diskutohet për gjetjen e zgjidhjeve, por edhe se ndryshimet nuk bëhen në afat të shkurtër apo nën presion. Ai nuk e përkrah grevën e paralajmëruar, pasi siç thotë nuk mund të bojkotohet puna përmes pacientëve.

Situata e keqe me mjekët në shëndetësinë private ka bërë që në pesë vitet e fundit numri i mjekëve të bjerë nga 1800 në 1436. Ata përkujtuan se në shëndetësinë publike pagat janë ngritur disa herë, ndërsa kapitimi i tyre është 63 denarë, me vlerë që nga viti 2018.

Mjekët amë në periudhën e fundit kanë mbajtur dy protesta të tilla paqësore, por kanë qenë në ordinancën e tyre, ku nuk kanë pritur pacientë. Por vlerësojnë se nuk ka rezultat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button