RMV, në aksionin e Interpolit kundër krimit me automjete, u sekuestruan 10 vetura dhe një motoçikletë nën dyshimin për falsifikim

Ministria e Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me Drejtorinë doganore, Prokurorinë Publike, Inspektoratin e Tregut dhe Drejtorinë e të Ardhurave Publike, në koordinim të ngushtë me Sekretariatin e përgjithshëm të Interpolit, morën pjesë në operacionin global kundër krimit me automjete, të koordinuar nga Sekretariati i Përgjithshëm i Interpolit, njoftoi MPB, transmeton Portalb.mk.

Operacioni u krye në 77 vende, gjatë të cilit në këto shtete u zbuluan 1.121 makina të vjedhura dhe 64 motoçikleta.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjatë operacionit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë kryer 1.540 kontrolle të personave dhe 1.467 automjete. Janë sekuestruar 10 vetura dhe një motoçikletë nën dyshimin për falsifikim.

Gjithashtu, gjatë inspektimit të një parcele për shitjen e pjesëve për mjete motorike, është bërë identifikimi i 62 veturave për të cilat është konstatuar se ka janë shmangur detyrimet e pagesave, me të cilat personi juridik dhe personi përgjegjës i personit juridik kanë kryer vepër penale nga neni 278-b paragrafi 1 dhe paragrafi 3 i Kodit Penal.

MPB u bën thirrje qytetarëve që të kenë kujdes në blerjen e mjeteve motorike të përdorura dhe në importet nga jashtë, veçanërisht në besueshmërinë e dokumenteve dhe origjinën e automjetit në përputhje me legjislacionin në shtetin nga i cili është importuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button