Për shkak nxënësve, SPB Tetovë kontrolloi automjetet e transportit publik, për pesë orë ka dënuar 12 ngasës

Policia e Maqedonisë së Veriut ka vazhduar kontrollet në automjetet që kryejnë transportin publik të udhëtarëve, për të rritur sigurinë në komunikacion, transmeton Portalb.mk.

“SPB Tetovë do të vazhdojë t’i kontrollojë automjetet e transportit publik lokal sidomos në të ardhmen, për arsye se me fillimin e vitit të ri shkollor ato përdoren shumë e më shpesh nga nxënësit, por edhe nga udhëtarët e tjerë”, raportoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Kontrollet sot janë realizuar nga ora 09:00 deri në ora 14:00, ku u regjistruan 12 parregullsi në Tetovë dhe Gostivar.

“Tetë nga automjetet kishin defekte në frena, kryesisht furgona dhe taksi, dy automjete kishin defekte në pajisje drejtuese, një kishte pajisje të tjera me defekt dhe një nuk kishte të kryer kontroll teknik. Për të gjitha parregullsitë janë përgatitur parashtresat përkatëse”, raportoi Policia, duke sqaruar që ndërkohë ishin regjistruar edhe 14 lloje tjera të parregullsive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button