Padi për punonjësin e policisë në Maqedoninë e Veriut në lidhje me marrjen e ryshfetit

Policia e Maqedonisë së Veriut ka paraqitur kallëzim penal ndaj një qytetari nga Tetova në lidhje me marrjen e ryshfetit në vlerë prej 400 euro. Ndaj tij pritet edhe suspendim deri në përfundimin e procedurës, transmeton Portalb.mk.

“Policia ka bërë kallëzim penal deri te Prokuroria themelore për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit kundër personit I.M. nga Tetova, i punësua  në SPB Tetovë, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar  për veprën penale “marrja e ryshfetit” nga neni 357 i Kodit Penal”, raportoi Policia.

I punësuari në Polici, para disa ditëve gjatë arrestimit të një personi kishte pranuar ryshfet 400 euro nga familjari i të arrestuarit për moscaktim të masës së paraburgimit.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button