RMV, për tre ditë mbi 250 raste të reja me korona virus

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut i publikoi të dhënat e detajuara për virusin korona në vend për tre ditët e fundit (2-4 shtator) nga ku rezulton se prej 1.308 të testuarve kanë rezultuar 254 të infektuar, transmeton Portalb.mk.

Të dhënat janë si vijon: 

  • Raste të reja: 254
  • Riinfektime: 61
  • Të vdekur: 4
  • Të vdekur të raportuar në Termini im: 0
  • Të shëruar: 412
  • Testime: 1.308

Numri i rasteve aktive me Covid-19 në vend është 1.296. Shkupi është qyteti me më shumë raste aktive, pasuar nga Manastiri, Ohri dhe Prilepi.

Nga fillimi i pandemisë:

  • Të infektuar: 340.948
  • Të shëruar: 330.153
  • Të vdekur: 9.499
  • Testime: 2.154.094

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button