Prishtinë, vazhdon protesta për mbrojtjen e vajzave dhe grave nga dhuna

Qytetarët për të dytën herë u mblodhën në Prishtinë për të protestuar kundrës dhunës ndaj vajzave, grave dhe fëmijëve. Arsyeja mbetet e njëjtë, dhunimi seksual i njëmbëdhjetë vjeçares nga 5 burra, transmeton Portalb.mk.

Protestuesit kërkojnë që Qeveria, Policia, Gjykatat dhe Prokuroria të merren më seriozisht me këta raste, të mbrojnë viktimat dhe të dënojnë dhunuesit.

Legalizimi i përdorimit dhe shpërndarjes së gazit për vetëmbrojtje, shkarkimi i zyrtarëve që nuk e kanë kryer punë e tyre, krijimi i njësitit të specializuar për dhunë seksuale në Polici, futja e lëndës së edukimit seksual në shkolla, drejtësi dhe rehabilitim për të mbijetuarat e dhunës seksuale, janë kërkesat e protestuesve.

Ata kërkojë edhe dorëheqjen e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishit.

Dorëheqjen e tij, e ka kërkuar dje edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Me 31 gusht protesta për këtë rast u mbajtën në tre kryeqytete, Prishtinë, Shkup dhe Tiranë. Ndërsa të premten edhe në Tetovë.

Një 11-vjeçare dyshohet së është dhunuar nga pesë persona, më 27 gusht, në Prishtinë. Rasti dyshohet se ka ndodhur në një park të qytetit.

Aktualisht pesë të dyshuarit për dhunimin e vajzës së mitur janë në paraburgim prej një muaji, tre prej të cilëve janë të mitur.

E njëjta masë është caktuar edhe për gjashtë të dyshuar tjerë, të cilët sipas  institucioneve të drejtësisë, në qershor kishin trafikuar, dhunuar dhe shfrytëzuar të miturën për shërbime seksuale.

Ky rast, nga institucionet e drejtësisë po trajtohet në dy vepra të ndryshme penale.

Për rastin në fjalë deri tani dorëheqje ka dhënë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, si dhe nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, Ali Gashi.

Kujtojmë që edhe në Maqedoninë e Veriut situata është alarmante. Në RMV zyrtarisht ka 294 pedofilë të regjistruar. Në Regjistrin e Pedofilëve të Maqedonisë së Veriut, nga numri total i pedofilëve të regjistruar për vepra penale për abuzim seksual të të miturve dhe pedofili, 281 janë burra dhe 13 janë gra.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) në RMV, numri i përgjithshëm i krimeve kundër lirisë seksuale dhe moralit seksual për vitin 20192020 dhe 2021 është 95. Ndërsa për tre-mujorin e parë të këtij viti është 2.

Rasti i fundit që u bë publik në RMV, ishte pedofili nga Tearca e Tetovës i cili ngacmonte seksualisht dhe kërcënonte vajzën 12 vjeçare nga Kosova, ku më pas i njëjti u arrestua.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button