Pendarovski – Stoltenberg: RMV-ja do të vazhdojë të ndihmojë Ukrainën

Maqedonia e Veriut si anëtare e NATO-s do vazhdojë të mbështes Ukrainën dhe popullin ukrainas, me ndihmë ushtarake, humanitare dhe diplomatike. Kështu ka deklaruar presidenti i vendit, Stevo Pendarovski gjatë bisedës telefonike me  Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, transmeton Portalb.mk.

Nga Presidenca njoftuan se të dy bashkëbiseduesit diskutuan për bashkëpunimin ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Aleancës NATO, çështjet aktuale rajonale dhe të sigurisë, sfidat energjetike dhe temat e sigurisë që lidhen me stabilitetin e rajonit.

“Lidhur me agresionin rus kundër Ukrainës, presidenti Pendarovski rikonfirmoi mbështetjen e tij për Ukrainën dhe popullin ukrainas, duke theksuar se Maqedonia e Veriut, si anëtare e NATO-s, do të vazhdojë të ofrojë ndihmë ushtarake, humanitare dhe diplomatike, me qëllimin përfundimtar për t’i dhënë fund agresionit, për të mbrojtur vlerat demokratike dhe vendosjen e paqes”, thuhet në njoftim.

Nga atje shtuan se Stoltenberg falënderoi për mbështetjen që RMV-ja i jep popullit ukrainas, si dhe të dy bashkëbiseduesit ranë dakord se Aleanca duhet të vazhdojë përpjekjet e saj për të mbështetur Ukrainën me qëllim stabilizimin e situatës në të gjithë hapësirën euroatlantike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button