Komuna e Tetovës jotransparente, nuk tregon sa është borxhi aktual i komunës

Po bëhen gati dhjetë muaj nga kur qytetarët e Komunës së Tetovës mësuan se borxhi publik i komunës së tyre ishte mbi 24 milionë euro, por sot autoritetet komunale s’tregojnë në ky borxh është rritur apo zvogëluar, pavarësisht se vazhdimisht thirren në transparencë, shkruan Portalb.mk.

Udhëheqësia aktuale në Komunën e Tetovës edhe dy muaj bën një vit në krye të detyrës, por deri tani nuk kanë njoftuar opinionin se si qëndron gjendja financiare në lidhje me borxhin e komunës në këto dhjetë muaj qeverisje.

Të pyetur nga Portalb.mk për borxhin aktual, nga komuna edhe pse thanë se do përgjigjen në pyetjet gazetareske, të njëjtën nuk e bënë.

Kreu i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami në fund të muajit qershor tha se nëse brenda muajit korrik nuk marrin vendimin nga Gjykata e Apelit për një lëndë eksproprijimi, do ndajnë me opinionin këtë informatë, por kjo tani më dy muaj më vonë, nuk ka ndodhur ende.

Ndërkaq, si kryetari i komunës, ashtu edhe kryetari i këshillit disa herë deri tani kanë thënë se borxhi është zvogëluar, por pa shifra konkrete.

Disa çështje vazhdojnë të mbeten të paqarta për opinionin, siç është shuma aktuale e borxhit në momentin që po flasim; kush e ka bërë këtë borxh, kur dhe pse; cili është plani për uljen e këtij borxhi të cilin komuna tha se e kanë krijuar.

Pikërisht për këto, sot Portalb.mk në Komunë përmes Ligjit për qasje në informata të karakterit publik ka kërkuar informacionet e lartpërmendura.

Borxhi i përgjithshëm i Komunës së Tetovës kur u publikua në fund të muajit nëntor 2021 ishte mbi 24 milionë euro, prej të cilave Komuna me mbi 14 milion euro, NPK “Tetova” mbi 9.6 milion euro, NP “Parkingu i Qytetit mbi 87 mijë euro dhe shkollat mbi 77 mijë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button