U soll vendim i ri për çmimet e derivateve të naftës në RMV

Komisioni Rregullator për Energjetikë i Maqedonisë së Veriut solli vendim, me të cilin bëhet ulje e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,92% në raport me vendimin e datës 2.9.2022, transmeton Portalb.mk.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 2,00 den/l, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) ulet për 1,50 den/l.

Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulet për 3,00 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,277 den/kg dhe tani do të jetë 52,463 den/kg.

Nga data 6.9.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

  • Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 85,50 (denarë/litër)
  • Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 88,00 (denarë/litër)
  • Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 98,00 (denarë/litër)
  • Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 94,50 (denarë/litër)
  • Mazut М-1 SU 52,463 (denarë/kilogram)

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina për 3,983 %, te nafta për 1,812 %, te vaji ekstra i lehtë për 4,293 % dhe te mazuti ulja është 0,568 % .

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button