Rita Ora zgjedh këngën e Beyonce!

Këngëtarja Rita ora në performancën e saj në shoun francez “Le Before du Grand Journal”, në vend të këngëve të saj ajo ka përzgjedhur të këndojë këngën e Beyonce ‘Drunk in love’. Këngëtarja Ora disa herë ka theksuar se për te Beyonce është këngëtarja numër një në botë, andaj edhe nuk është për t’u çuditur fakti që ajo ka përzgjedhur këngën e koleges së saj.

Me fustan bardh e zi dhe me buzëkuqin e saj, Rita është dukur magjepsëse deri sa ka kënduar ‘Drunk in love’ në version akustik, ndërsa këtë edhe publiku e ka pritur shumë mirë. E për këtë sigurisht që edhe mentori i saj, por edhe kolegia Beyonce, janë mburrur.

Ndryshe në videon e cila është në kanalin muzikor ‘Youtube’, Rita shihet që ka ndërruar pak edhe tekstin, pasi që në vend të “Can’t keep your eyes off my fatty, daddy” ajo e ka kënduar, “Can’t keep your eyes off my fat ass”…

Lajme të ngjashme

Back to top button