Dita e Pavarësisë së RMV-së, është ditë jopune

Dita e pavarësisë së Maqedonisë – 8 Shtatori (e enjte) është ditë jo pune për të gjithë qytetarët e vendit, njoftoi  Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, transmeton Portalb.mk.

Kjo ditë  është shpallur ditë jo pune në pajtim me Ligjin e festave të Republikës së Maqedonisë.

Republika e Maqedonisë së Veriut këtë shtator shënon 31-vjetorin e pavarësisë së saj nga ish-Federata jugosllave, përmes një referendumi popullor, i cili e shpalli shtetin të pavarur dhe sovran.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button