Aeroplanat Izraelit sulmuan Rripin e Gazës

Aeroplanat e ushtrisë së Izraelit sot kanë sulmuar caqe në Rripin e Gazës, pasi militantët palestinez i hodhën dy raketa.

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha se “janë konfirmuar goditje direkte” në dy hapësira në pjesën qendrore dhe jugore të Rripit të Gazës.

Ai nuk ka dhënë detaje të tjera.

Këto raporte për sulme u bënë derisa pritet që sot të inaugurohet qeveria e re palestineze, në të cilën do të jenë 17 ministri.

Lajme të ngjashme

Back to top button