Prioritetet çeke me presidencën e BE-së: Mbështesim zgjerimin me Ballkanin Perëndimor

Ambasadori i Republikës Çeke në Maqedoninë e Veriut, Jaroslav Ludva, në mbledhjen e sotme të 41-të të Komisionit për Çështje Evropiane, prezantoi Programin dhe prioritetet për punën e presidencës çeke me Këshillin e Bashkimit Evropian për periudhën korrik – dhjetor 2022, transmeton Portalb.mk.

Ambasadori Ludva, për Kryesimin e Çekisë me BE-në, duke folur për procesin e zgjerimit të BE-së, theksoi se Çekia mbetet mbështetës principiël i politikës së zgjerimit të Bashkimit me vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe në këtë drejtim, u vërtetua mbështetja e fuqishme për fillimin e negociatave aderuese të Maqedonisë së veriut me BE-në.

Në mbledhje fjalime mbajtën edhe Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në vendin tonë, Dejvid Gir, si dhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq.

Euroambasadori Gir theksoi se shteti tanimë i ka plotësuar kushtet për hapjen e negociatave, kështu që hapi i radhës që duhet të bëhet është që të përparojë drejtë hapjes së negociatave aderuese.

Zëvendëskryeministri Mariçiq, theksoi se në këtë proces jashtëzakonisht të ndërlikuar, Qeveria me interes shtetëror dhe me përgjegjësi u ballafaqua me të gjitha sfidat me të cilat përballej gjatë dialogut me Bullgarinë dhe Bashkimin Evropian, me ç’rast arriti ta mbrojë gjuhën maqedonase dhe identitetin, në të gjitha dokumentet të cilat u shpallën publikisht, duke përfshirë edhe Protokollin.

Ludva theksoi se Çekia do të fokusohet në luftën në Ukrainë dhe pasojat e saj, dhe në këtë kontekst do të orientohet drejt menaxhimit të krizës së refugjatëve dhe rindërtimit të Ukrainës pas luftës.

Ai, gjithashtu, vuri në dukje si prioritete të rëndësishme situatën me furnizimin e sigurt me energji, në kuptim të reduktimit të varësisë nga karburantet fosile ruse dhe kalimit të shpejtë në agjendën e gjelbër, më pas, përforcimi i kapaciteteve evropiane të mbrojtjes dhe sigurisë së hapësirës kibernetike, rezistencës strategjike të ekonomisë evropiane ndaj sfidave globale dhe përforcimin e institucioneve demokratike, me qëllim të ruajtjes dhe zhvillimit të demokracisë dhe sundimit të së drejtës.

Në diskutimin për temën morën pjesë kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Arbër Ademi dhe deputetët: Mile Levkov, Sllavica Tasevska, Halil Snopçe, Fadil Zendeli dhe Sonja Mirakovska.

Motoja e presidencës çeke është “Evropa si detyrë: rishqyrto, rinovo, forco”, ndërsa prioritetet e saj janë menaxhimi me shkëmbimin e refugjatëve dhe rindërtimi i Ukrainës pas luftës, siguria energjetike, forcimi i kapaciteteve evropiane mbrojtëse, qëndrueshmëria e ekonomisë evropiane dhe institucioneve demokratike.

Për 18 vjet, sa është anëtare e BE-së, Republika e Çekisë kryeson për herë të dytë Bashkimin Evropian.

Republika Çeke mori presidencën e BE-së nga Franca më 1 korrik, ndërsa nga 1 janari 2023 në krye të BE-së do të jetë Suedia.

Paraprakisht kryesimin me presidencën e BE-së e kishin, Gjermania, Portugalia.

Vetëm gjatë kryesimit të Francës me BE-në, u arrit të ketënjë lëvizje në rrugën eurointegruese të vendit dhe Shqipërsië fqinje.

Pas 17 vitesh Maqedonia e Veriut më 19 korrik të këtij viti filloi negociatat me BE-në me mbajtjen e konferencës ndërqeveritare.

Propozimi francez për zgjidhjen e ngërçit Bullgari-Maqedoni e Veriut dhe hapjen e negociatave eurointegruese, në vend mbërriti më 30 qershor.

Menjëherë pas miratimit të propozimit francez në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, më 19 korrik u zhvillua konferenca e parë ndërqeveritare midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese nga pala e Maqedonisë, të cilat për votim në Kuvend kërkojnë dy të tretat e deputetëve, të cilat shumica nuk i ka, prandaj duhet mbështetje nga opozita maqedonase, e cila ka paralajmëruar se nuk do të votojmë për ndryshimin e Kushtetutës, madje duke e kundërshtuar atë me protesta.

Kujtojmë se para heqjes së vetos, hapja e negociatave me Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut bllokohej vazhdimisht nga BullgariaSofja zyrtare kërkonte që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz TitoKy kontest bllokoi për dy vite procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button