Petrovska, Janzen: Përfaqësuesit e 30 vendeve anëtare aleate që janë këtu demonstrojnë unitetin dhe kohezionin e vendeve anëtare të NATO-s në RMV

Drejtori i Komunikimit në Komandën e Operacioneve të Përbashkëta, Jay Jensen, në konferencën e sotme me përfaqësuesit e mediave, që u mbajt në Ministrinë e Mbrojtjes, theksoi se në këtë konferencë, e cila ka përfaqësues nga 30 vende anëtare aleate, ata janë këtu për të demonstruar unitetin dhe kohezionin e vendeve anëtare të NATO-s në Shkup, në Republikën e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Fakti që këta 300 përfaqësues të vendeve anëtare dhe të vendeve partnere janë të pranishëm këtu në Shkup, gjatë kësaj konference, tregon kohezionin e aleancës ushtarake për sa i përket mënyrës se si ne mësojmë për veten dhe respektojmë diversitetin tonë. Në të njëjtën kohë komunikimet po përdoren kundër nesh dhe së bashku duhet të diskutojmë, të bashkëpunojmë, të mësojmë dhe të ndajmë, sepse kur jemi të bashkuar mund t’i kapërcejmë këto sfida, dhe të nxjerrim në pah gjërat që janë të rëndësishme për ne si Aleancë. Me praninë tonë këtu tregojmë se jemi më të fortë së bashku”, tha Jansen.

Mesazhet që dërgon NATO, është e rëndësishme për të thënë se ne jemi këtu si një organizatë ndërkombëtare që respekton dokumentin tonë themelues, Traktatin e Uashingtonit, i cili thotë se ne jemi një aleancë mbrojtëse që respekton ligjin ndërkombëtar dhe rendin ndërkombëtar, tha ai.

“Vetëm dy vjet pas anëtarësimit formal në NATO, neve na është besuar kjo përgjegjësi për të pritur Konferencën më të madhe të Komunikuesve në Aleancë dhe për ne si anëtari më i ri i Aleancës është jashtëzakonisht e rëndësishme të japim kontributin tonë në fushën e komunikimeve strategjike”, tha Ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska pas takimit të sotëm me përfaqësues të mediave, ku informoi për Konferencën e ardhshme të NATO-s për komunikues, e cila javën e ardhshme do të mbahet në Shkup.

Ministrja theksoi se pret një debat të hapur intelektual, politik dhe strategjik nga i cili duhet të dalin ide dhe zgjidhje praktike për një sërë çështjesh të hapura në fushën e komunikimit strategjik, si mjet për liderët dhe si mbështetje në përpjekjet e Aleancës për “mbrojtje dhe parandalim” i të gjitha sfidave të mundshme të sigurisë në NATO dhe vendet anëtare.

Në konferencë do të diskutohen aktivitetet informative gjatë pushtimit rus të Ukrainës, bashkëpunimin me partnerët në këtë fushë, Konceptin e ri Strategjik të Aleancës dhe komunikimet dixhitale.

Në hapje të Konferencës, përveç ministres Petrovska, fjalim në konferencë do të kenë edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski, si dhe ndihmës sekretari i përgjithshëm i NATO-s për diplomaci publike, Baiba Braze, ndërsa fjalim do të kenë edhe komandantët e dy komandave të NATO-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button