Ekzistojnë katër skenarë për vendet e Ballkanit që aspirojnë BE

Analiza e Fondit Evropian për Ballkanin, titulluar “Premtimi i pa përmbushur”, tërheq vërejtjen se mos reformimi i procesit të integrimit mund të sjellë skenarë negative që mund të dëmtojë procesin demokratik dhe zhvillimin ekonomik.

“Qëllimi i kësaj analize nuk është që të insistohet në integrimet evropiane, por ët insistohet në zhvillimin e  reformave në shtete aspirantë. Nëse kjo nuk ndodh mund të vijë deri te një situatë e padëshiruar”, thotë Hedvig Moravi, drejtorja gjeneralë Fondit Evropian për Ballkanin.

Skenari i parë i quajtur “Qasje standarde”, nënkupton inkuadrimi gradual të vendeve të Ballkanit, kjo nënkupton gjithashtu forcimin e kushteve për anëtarësim që disa vende nuk mund t’i plotësojnë si dhe vazhdimi i tolërimit të kontesteve bilaterale si arsye për bllokimin e proceseve integruese.

Skenari i dytë, “Sipas hapave të Turqisë”, nënkupton vazhdimin e  bisedimeve, por pa rezultate të rëndësishme. Në këtë mënyrë edhe elitave politike edhe qytetarëve do tu behët e qartë se mundësia e anëtarësimit në BE është e vogël.

Skenari i tretë nënkupton tërheqjen e Brukselit nga procesi i zgjerimit të BE-së. Ky skenar që në analizë konsiderohet si skenar ukrainas, nënkupton aktivizimin e lojtarëve të tjerë global si Rusia dhe Turqia me çka Ballkani mund të bëhet viktimë e skenës politike globale.

“Tre skenarët e parë nënkuptojnë stagnimin dhe tërheqjen e rajonit nga BE-ja dhe vetëm skenari i katërt është ai që mund ta shpejtoj procesin integrues të rajonit”, thotë Marko Kmeziq, nga Qendra për Hulumtim e Evropës Jug-lindore.

Skenari i katërt nënkupton fillimin urgjent të bisedimeve për anëtarësim me të gjitha vendet e Ballkanit aspirimi i të cilëve është anëtarësimi në BE, ndërsa kushtet e rënda politike dhe cështjet bilaterale ën vend që të zgjidhen në fillim ata të lihen në fund të procesit.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button