Kushtëzon “Srpska”, i do mbi 10 ulëse në Kuvend

Llogaritjet e gabuara se mund të fitojnë 15 deri në 20 vende në Kuvend, duket të kenë zhgënjyer Listën “Srpska”e cila tani po paralajmëron bojkotimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 8 qershorit. Arsyetimi i “Srpska”-s ka të bëjë kryesisht me disa vendime të KQZ-së, qoftë për numrin e votuesve jashtë Kosovës, ndarjen e ulëseve të garantuara apo edhe për përbërjet e këshillave të zgjedhjeve nëpër mjediset e banuara me shumicë serbe.

Po ashtu, pakënaqësitë shprehen edhe për simbolet e shtetit të Kosovës në fletëvotime. Mirëpo, burime të besueshme të gazetës thonë se në fakt, “Srpska” ka bërë së fundit edhe disa përllogaritje të reja të votuesve potencialë serbë, në bazë të cilave nuk krijohen shumë gjasa që të fitojë më tepër sesa 10 ulëset e garantuara për komunitetin serb në Kuvend.

Llogaritjet fillestare se në zgjedhje mund të dalin mbi 70 mijë votues serbë, sipas këtyre burimeve, janë zbehur dukshëm pasi që nuk ka interesim të ky komunitet që të dilet masivisht në zgjedhje./ Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button