Një polic jashtë detyrës mbeti i plagosur nga të shtënat e mbrëmshme në Çair

Një polic, i cili nuk ishte në detyrë, është plagosur gjatë të shtënave në mbrëmjen e djeshme në Çair të Shkupit.

Nga MPB thonë se është bërë i njohur identiteti i sulmuesit dhe se rasti është duke u zbardhur.

-“Dje në ora 21:16 nga Qendra Emergjente  ‘Nënë Tereza’  është raportuar se në rrugën ‘Metodia Mitevski’ në Shkup është sjellë një person i moshës 24 vjeçare, i lënduar nga arma e zjarrit. Sipas të lënduarit, një person nga fshati Haraçinë ka shtënë në drejtim të tij”, njoftojnë nga MPB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button