RMV, stuhitë po bëhen kërcënim për sigurinë

Urgjentisht nevojitet aksion i përbashkët në Shkup për parandalim të efekteve nga ndryshimeve klimatike, sepse stuhitë, valët e të nxehtit dhe ajri i ndotur në qytet po bëhen kërcënim gjithnjë e më serioz për sigurinë dhe shëndetin e qytetarëve, shkruan REL, njofton Portalb.

Stuhia që e goditi Shkupin është ngjarje ekstreme dhe të tilla shpesh do të ndodhin në të ardhmen për shkak të ndryshimeve klimatike, alarmojnë eko-shoqatat qytetare.

Stuhitë dhe vërshimet do të jenë kërcënim gjithnjë e më i madh për sigurinë e qytetarëve, në kushte kur dokumentet zyrtare tregojnë se gjysma e Shkupit nuk është e mbuluar me kanalizim atmosferik. Qytetarët do të pësojnë edhe në shëndet për shkak të ajrit të ndotur, valëve ekstreme të të nxehtit në verë dhe temperatura ekstreme të ulëta në dimër.

Për këtë arsye nga Qendra për hulumtime dhe Iinformim për mjedis jetësor “Eko-svest” bëjnë thirrje për aksion të përbashkët urgjent dhe koordinim midis shtetit, autoriteteve lokale, biznes sektorit dhe shoqatat e qytetarëve që Shkupi të bëhet më rezistuese ndaj ndryshimeve klimatike.

Ato vërejnë se qyteti po përballet me zhvillim të parregullt për shkak të urbanizimit të tepruar dhe ndërtimeve pa plan, ndërsa ulja e vazhdueshme e sipërfaqeve të gjelbra do të thotë edhe absorbim i zvogëluar i sasivw të mëdha të ujit pas reshjeve të fuqishme të shiut.

“Shkupi ka plan për adaptim dhe ai është Strategjia për ndryshime klimatike ‘Shkup rezistues’ nga viti 2017. Ajo përmban shumë masa të mira, të cilat ne ende nuk shohim se po zbatohen në praktikë, ndërsa për këtë nevojitet mbështetje nga pushteti qendror. Nevojitet informim dhe koordinim i ndërsjellë, ndërsa këtu shumë mund të ndihmojnë edhe bizneset”, thotë Elena Nikollovska nga “Eko-svest”.

Strategjia “Shkup rezistues” si rreziqe që lidhen me ndikimet klimatike dhe meteorologjike i vë në pah ajrin që është shumë i ndotur, ngjarjet ekstreme të motit si valët e të nxehtit në verë dhe valët e ftohta në dimër, rrëshqitjet e dheut, shirat e rrëmbyeshëm të përcjella me stuhi, erërat e forta dhe mjegull e qëndrueshme që ndalet në luginën e Shkupit.

Nga “Eko-svest” thonë se efektet negative nga kriza klimatike në vend dhe veçanërisht në kryeqytet sapo do t’i ndjejmë të gjithë.

“Fatkeqësisht, ne si shoqëri vetëm kemi treguar se nuk jemi aspak të përgatitur për t’u përballur me pasojat e ndryshimeve klimatike”, thonë nga “Eko-svest”.

Strategjia “Shkup rezistues” e tregon shkallën e rrezikut nga vërshimet, pasi pothuajse gjysma e kryeqytetit nuk është i mbuluar me kanalizim për ujëra atmosferike.

“Kanalizimi atmosferik mbulojnë vetëm 25 për qind të qytetit ose më shumë se 50 për qind të sipërfaqes për banim”, thuhet në dokument.

Pikërisht kjo është arsyeja për të cilën rrugët nën mbikalime përmbyten në pikat kritike në qendër të qytetit.

Sa më shumë beton dhe asfalt, aq më të larta janë temperaturat. Rritja e sipërfaqeve të gjelbra është ndër gjërat më të rëndësishme, së bashku me edukimin dhe ndërgjegjësimin, ndryshimin e sjelljeve dhe shprehive të qytetarëve.

Të rëndësoishme janë edhe  aksionet për aktivitetet më të larta ndërtimore, zhvillimi i një plani për menaxhim të trafikut dhe planifikimi i mirë urbanistik janë gjithashtu të rëndësishme.

Është e nevojshme të krijohen vende të reja pune të gjelbra, të krijohet inventar i gazeve serrë, të bëhet projeksion i ardhshëm për konsumin e energjisë në Shkup, të zvogëlohet temperatura dhe nxehtësia në ishujt e qytetit duke e reduktuar konsumin e energjisë dhe me sipërfaqe të gjelbra, çati dhe fasada, elektrifikim të transporti…

Zona urbane e Shkupit ka nivel dukshëm të lartë të mbrojtjes nga përmbytjet, thuhet në strategji, ndërsa Vodno dhe “Skopska Cërna Gora” paraqiten si zona kritike me rrezik të konsiderueshëm nga përmbytjet për shkak të planifikimit joadekuat dhe mbingarkesës me objekte të banimit.

Gjithashtu, analizat tregojnë rrezik potencial për vërshimin nga lumi Vardar, të burimeve Rashçe, prej nga me ujë të pijshëm furnizohet i gjithë Shkupi.

Klima ndikon ndjeshëm në shëndetin e qytetarëve, veçanërisht të grupeve të cenueshme, të moshuarve dhe njerëzve që punojnë jashtë: punonjësit e shërbimeve komunale, oficerët e policisë, zjarrfikësit, punëtorët e bujqësisë dhe të ndërtimtarisë, njerëzit e pastrehë.

Vdekshmëria e popullsisë nga temperatura ekstreme (të larta dhe të ulëta) rritet nga sëmundjet kardiovaskulare dhe të frymëmarrjes, helmimet nga ushqimi dhe melanoma e lëkurës, thuhet në dokument.

Edhe pse në Maqedoni, menaxhimi me rreziqe nga katastrofat është e organizuar në nivel kombëtar dhe lokal, Enti shtetëror për revizion në raportin e këtij viti vëren në mungesë të lidhjes dhe koordinimit funksional ndërmjet institucioneve në nivel kombëtar dhe lokal për zbatimin e masave për zbutje të ndryshimeve klimatike.

Ka mungesë të financave, personelit dhe resurseve teknike, ndërsa në dispozitat ligjore mungon definim i qartë për financat klimatike dhe shënim klimatik të buxhetit.

Ekziston Komitet kombëtar për ndryshime klimatike është formuar që në vitin 2003, i cili  2003, i cili duhet të japë drejtime për aksionet e përgjithshme klimatike, por në praktikë ai nuk funksionon dhe ekzistimi i tij është i natyrës formale, potencojnë revizorët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button