Policia ka ndërprerë punimet në xhaminë në fshatin Kaluzlija

Policia ka ndërprerë ndërtimin e xhamisë në fshatin e Shtipit Kaluzlija. Ndërtimi I kësaj xhamie filloi para dy muajve në vendin e shkollës së vjetër të fshatit nga vet banorët e këtij vendi.

Nga komuna e Karbincit thonë se punimet janë ndërprerë për shkak të mungesës së lejes për ndërtim të xhamisë, shkruan gazeta Nova Makedonia.

Nga Bashkësia Fetare Islame në Shtip thonë se do ta përshpejtojnë procedurën për marrjen e lejes për ndërtim, ndërsa deri atëherë nuk duhet asgjë të ndërtohet në këtë vend që është nën kompetenca të komunës Karbinci.

Lajme të ngjashme

Back to top button