Testimi Ekstern fillon edhe në shkollat e Gostivarit, Sektori i Arsimit ndjek mbarëvajtjen

Në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Komunës së Gostivarit, sot fillon Testimi Ekstern, gjegjësisht nga data 02  qershor dhe do të zgjasë deri më 10 e qershorit.

Që nga data 28 maj të gjitha shkollat i kishin të shpallura emrat e nxënësve, ditën dhe orën se kur do të futen në test si dhe në cilën lëndë do të testohen.

Rezultatet nga testimi do të shpallen në etapa, ndërsa përparësi në hyrje në test dhe kumtimi i rezultateve do të jepet semimaturantëve për shkak të afatit të parë të regjistrimit në shkolla të mesme i cili fillon nga data 23 Qershor, gjegjësisht më 18 Qershor për në Akademinë e sportit.

Testimi Ekstern përfshin nxënësit fillorist nga klasat e IV e deri në vitin e III-të në shkollat e mesme.

Për mbarëvajtjen e këtij testimi, Komuna e Gostivarit  në bashkëpunim me të gjitha shkollat fillore dhe të mesme ka bërë me kohë të gjitha parapërgatitjet.

Testimi mbikëqyrjet nga afër nga një numër i konsiderueshëm testatorëve si dhe nga vetë Sektori për Arsim i Komunës së Gostivarit.

Të gjithë nxënësve u urojmë suksese dhe rezultate të lakmueshme nga ky Testim.

Lajme të ngjashme

Back to top button