Kosovë, një viktimë dhe 73 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se nj person i infektuar me COVID-19 ka ndërruar jetë, derisa numri i viktimave ka shkuar në 3.198, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), 73 persona janë infektuar me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në 271.680.

Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 555 mostra të dyshuara për COVID-19 ndërsa deri më tani janë bërë gjithsej 1.971.426 teste.

Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 187 persona që kanë fituar betejën me COVID-19. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 267.708 ndërsa numri i rasteve aktive është 774.

Sa i përket procesit të vaksinimit, në 24 orët e fundit janë dhënë 33 doza, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.630 doza të vaksinës. Deri më sot 824.538 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button