Kovaçevski për RTS: Është mirë që në Kushtetutë do të përfshihen edhe popuj tjerë

“Personat zyrtar në BE asnjëherë nuk e vendosin në pikëpyetje zgjerimin e BE-së. Unë e ndajë atë mendim sepse pa Ballkanin Perëndimor, BE nuk është e plotë. Ne jemi pjesë e qenësishme e BE-së, ne i ndajmë vlerat e njëjta dhe qytetarët tanë janë pjesë e BE-së në çdo aspekt”, tha kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevsit për RTS.

Ai shtoi se, Maqedonia e Veriut kishte me siguri rrugën më të vështirë për fillim të negociatave, por se tani ka një udhërrëfyes të qartë se si do të zhvillohet procesi qasës.

“Ato çështje të cilat ishin delima veç më janë tejkaluar. Në kornizën negociuese qëndron gjuha e pastër maqedonase, identiteti i popullit maqedonas është i garantuar në kuadër të kornizës negociuese dhe i gjithë procesi negociues, ndërsa çështjet historike janë pjesë e punës së komisionit të historisë dhe nuk janë pjesë e procesit negociues. Atë që ne e kemi si obligim në atë rrugë, që në të vërtetë e kanë pasur edhe një numër i madh i vendeve të tjera është përshtatja kushtetuese me atë që, Maqedonia e Veriut ka edhe një aktivitet shtesë që duhet ta bëjë, ndërsa ajo është përfshirja e një pjese të popujve të tjerë që jetojnë në shtetin tonë”, tha Kovaçevski.

Ai potencoi se, Maqedonia e Veriut është shoqëri multikulturore, multikonfesionale dhe multietnike dhe është mirë ajo që në Kushtetutë do të përfshihen edhe popuj shtesë, sepse vendi është Evropë në miniaturë.

“BE është bashkësi e dallimeve, ndërsa Maqedonia e Veriut është pikërisht shteti në të cilin të gjitha bashkësitë, përkatësisht të gjithë popujtë, qytetarët kanë mundësi të barabarta për përparim personal dhe profesional pavarësisht përkatësisë së tyre”, tha Kovaçevski.

Ndryshe, pas 17 vitesh Maqedonia e Veriut më 19 korrik të këtij viti filloi negociatat me BE-në me mbajtjen e konferencës ndërqeveritare.

Propozimi francez për zgjidhjen e ngërçit Bullgari-Maqedoni e Veriut dhe hapjen e negociatave eurointegruese, në vend mbërriti më 30 qershor.

Menjëherë pas miratimit të propozimit francez në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, më 19 korrik u zhvillua konferenca e parë ndërqeveritare midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese nga pala e Maqedonisë, të cilat për votim në Kuvend kërkojnë dy të tretat e deputetëve, të cilat shumica nuk i ka, prandaj duhet mbështetje nga opozita maqedonase, e cila ka paralajmëruar se nuk do të votojmë për ndryshimin e Kushtetutës, madje duke e kundërshtuar atë me protesta.

Kujtojmë se para heqjes së vetos, hapja e negociatave me Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut bllokohej vazhdimisht nga BullgariaSofja zyrtare kërkonte që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz TitoKy kontest bllokoi për dy vite procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button