fbpx

Abrashoski:  Drejtuesi në ndërmarrjen publike që shkoi të punonte kamarier në Kroaci është shkarkuar

Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Komunalec” në Prilep, Rubinço Abrashoski, mohoi se ka lejuar që drejtuesi i “Terminal – Komunal”, Martin Açkoski të punojë nga distanca, përkatësisht të marrë pushim pa pagesë dhe të shkojë të punojë kamarier në Kroaci, pasi kishte akuza të tilla nga LSDM, transmeton Portalb.mk.

Abrashoski pretendon se, ka shkarkuar para dy ditësh drejtuesi, por sipas deklaratës së tij vetëm atëherë kanë kuptuar mënyrën në të cilën punon “Terminal – Komunalec”.

“Sot janë thënë të pavërtetë në lidhje me emrin tim, përkatësisht tolerimin ndaj udhëheqësit të Terminal DOOEL, Martin Açkoski, i njëjti është shkarkuar nga pozita e udhëheqësit më 21.08.2022, në seancën e Bordit Drejtues. Nuk janë të sakta pretendimet se unë si drejtor i “Komunalec”-it, kam lejuar të punojë nga distanca, përkatësisht menjëherë kur kemi marrë vesh për punën momentale dhe funksionimin e Terminalit, kam thirrur kryetarin e Bordit Drejtues të thirrë seancë, me pikë të rendit të ditës: shkarkim i drejtuesit  të “Terminal – Komunalec”, tha Abrashoski.

Drejtori, për të cilin LSDM kërkoi shkarkim, tha se nuk ka ndjerë asnjë përgjegjësi dhe akuzoi se pikërisht anëtari i Bordit Drejtues i cili është pjesë e kreut të organizimit lokal të LSDM-së, ka qenë ai që ka votuar i përmbajtur për shkarkimin e Açkoskit.

“Mund të themi lirisht se dyshojmë që Martin Açkoski, është kuadër i sjellur nga LSDM të konkurojë në shpalljen e publikuar, ku ishte edhe kandidati i veetëm, që më pas të shkojë të punojë në Kroaci. Sinqersiht, nuk ndjejë asnjë përgjegjësi për sjelljen e tij të pandërgjegjshme dhe jokorekte ndaj të punësuarve, por edhe ndaj meje, për këtë i njëjti edhe u shkarkua”, tha Abrashoski.

Për arsyet pse Açkoski u vendosë për udhëheqës, drejtori tha se ka qenë kandidat në konkursin dhe ka qenë propozim i të punësuarve në “Terminan”, të cilët kanë kërkuar me peticion të emërohet në atë funksion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button