RMV, Komisioni kuvendor dha mbështetje për Bozaxhievën që të propozohet për gjykatëse kushtetuese

Anëtarët e Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, me shtatë vota “për”, pesë “kundër” dhe asnjë abstenim, e votuan kandidaten Tatjana Vasiq Bozaxhieva që të jetë propozim gjykatëse e Gjykatës Kushtetueses. Gjykata vazhdoi me debat për kandidatin Todor Vitlarov, i punësuar në prokurorinë e Shtipit, raporton MIA.

Nikolla Micevski, koordinator i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, në seancën e sotme përsëri tha se do të ishte mirë që gjyqtarët potencialë kushtetues të paraqiten para deputetëve, në mënyrë që, siç tha ai, deputetët të mund të shtrojnë pyetje dhe më pas të bëjnë vlerësim.

Deputetët deri më tani kanë konstatuar kandidaturën e gjyqtarit civil në Gjykatën e Apelit në Shkup, Fatmir Skenderit dhe pas shqyrtimit të Vasiq Bozaxhievës, e cila punon në Ministrinë e Drejtësisë si këshilltar shtetëror për legjislacion civil, të shqyrtohet edhe biografinë e prokurorit publik të Republikës Lubomir Joveski si propozime nga partitë qeveritare.

Nga gjashtë të cilët janë propozime nga VMRO-DPMNE-ja, deri më tani është refuzuar kandidatura e profesoreshës universitare Rodna Zhivkovska. Propozimet e opozitës janë profesori universitar Savo Klimovski, gjyqtari në pension Branko Sekulovski, gjyqtari nga Gjykata Administrative Vesna Jovanovska, prokurori Todor Vitlarov dhe prokurori publik Vojisllav Dimovski nga Prokuroria Themelore Publike në Ohër.

Gjykata Kushtetuese më shumë se një vit punon në përbërje jo të plotë. Nga nëntë anëtarët e paraparë, katër prej tyre u ka skaduar mandati.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button