Bosi i kriptomonedhave do presë ekstradimin në burg

28-vjeçari Faruk Fatih Ozer do i presë procedurat e ekstradimit drejt Turqisë në burg me vendim të Gjykatës së Elbasanit. Ai e ka konsideruar hetimin e autoriteteve turke si politike dhe paralajmëroi beteje ligjore në vendin tonë për të kundërshtuar ekstradimin e tij, raporton Klan.

Me të njëjtën veshje si ditën e arrestimin në Himarë Faruk Fatih Ozer u paraqit në seancën gjyqësore ku u mbrojt nga avokati shqiptar Sokol Mëngjesi. Përmes tij kërkoi një masë sigurimi më të butë siç është ajo e “detyrimit për t’u paraqitur” në Policinë Gjyqësore.

I njohuri si bosi i kriptomonedhave, Ozer  kishte me vete edhe skuadrën ligjore nga Turqia. Një prej avokatëve të tij, tha se ka shumë gënjeshtra në media për të riun dhe gjithçka është politike.

“Kolegët tanë në Shqipëri do të apelojnë vendimin dhe do të zhvillohet një proces për të anuluar ekstradimin e tij sepse gjithçka është politikë. Në mediat shqiptare dhe ato turke thuhen gënjeshtra për akuzat ndaj tij. Ne mund të themi se Gjykata e Turqisë thotë se dëmi është 20 milionë Dollarë dhe jo 2 miliardë Dollarë siç thuhet në media”.

Por pavarësisht këtij pretendimi, në kërkesën e autoriteteve turke për ekstradimin e Ozer thuhet se aktiviteti i tij i mashtrimit me kriptomonedhat ka nisur që prej vitit 2017 deri në 2021 dhe ai akumuluar 2 miliardë Dollarë nga mijëra qytetarë turq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button