Vdekshmëria tek foshnjat në Maqedoni ende e lartë

Sipas Enti për mbrojtjen e fëmijëve dhe nënave, në Maqedoni brenda një viti vdesin thuajse nga 200 bebe menjëherë pas lindjes ose në javën e parë të jetës së tyre, kurse të sapolindurit nga nëna të paarsimuara vdesin tre herë më shumë se tek ata që kanë mbaruar një shkollë.

Ky numër shkon duke u rritur në vitet e fundit dhe kap shifrën 15.9 kundrejt 4.7 të vdekurve në 1000 fëmijë të sapolindur në nivel botëror, njoftojnë nga Enti për mbrojtjen e fëmijëve dhe nënave.

Edhe pse tek ne në vitet e fundit po zvogëlohet vdekja e bebeve, numrat megjithatë ende janë të larta, kështu që vetëm nga muaji janar deri në prill të këtij viti kanë vdekur 56 bebe, kurse në vitin 2013 kanë vdekur bebe me një mesatare prej 9.8 në 1000 bebe.

Në Evropë kjo vdekje është dyfish më e ulët, atje një vit nuk arrijn ëtë mbushin vetëm 5 bebe në 1000 bebe të sapolindura.

Lajme të ngjashme

Back to top button