Nxënësit e Maqedonisë së Veriut deri më 30 shtator do të mund të dorëzojnë dokumentet për vazhdimin e bursave

Ministria për Arsim dhe Shkencë deri më 30 shtator do të pranojë dokumentet nga nxënësit për të vazhduar marrjen e bursave, transmeton Portalb.mk.

“Të gjithë shfrytëzuesit e të drejtës së  bursës së nxënësve të realizuar gjate viteve të kaluara, të cilët i plotësojnë kushtet për dorëzimin e së njëjtës, se afati për vazhdimin e dokumenteve ne Ministrin e Arsimit dhe Shkencës fillon më date 01.09.2022 deri më 30.09.2022”, njoftoi Ministria për Arsim dhe Shkencë.

Nxënësit duhet të dorëzojnë vërtetimin se janë nxënës të rregullt në vitin shkollor 2022/23 dhe kopjen nga dëftesa e vitit të fundit shkollor, përmes adresës elektronike  http://e-uslugi.mon.gov.mk/ ose në objektin e Ministrisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button