Të hënën hapet ekspozita me dokumente rreth jetës së Nënës Terezë, disa do të jetë për herë të parë para publikut

Në Shkup do të hapet ekspozita “Misionarja e Mëshirës – Kujtimet e Nënë Terezës në Arkivin Shtetëror” për të shënuar përvjetorin e vdekjes së nobelistes Gonxhe Bojaxhiu, e njohur si Nëna Terezë, transmeton Portalb.mk.

“Me rastin e 25-vjetorit të vdekjes së Nënë Terezës, Arkivi i Shtetit organizon ekspozitën me titull “Misionarja e Mëshirës – Kujtimet e Nënë Terezës në Arkivin Shtetëror”, e cila do të hapet zyrtarisht më 5 shtator (e hënë) në orën 12: 00, në Muzeun e luftës maqedonase”, raportoi Ministria e Kulturës.

Arkivi paralajmëroi që përmes 15 paneleve me më shumë se 100 foto e dokumente, do të prezantohen për herë të parë edhe disa materiale gjatë të Nënës Terezë në Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button