Sekretari shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes, Dragan Nikoliq dha dorëheqje, reaguan nga ASh

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes Dragan Nikoliq ka dhënë dorëheqje nga posti i tij. Siç njofton Ministria e Mbrojtjes, dorëheqja e Nikoliqit është për arsye personale dhe shëndetësore, transmeton Portalb.mk.

Nikoliq ka qenë sekretar shtetëror në mbrojtje për më shumë se 5 vjet, përkatësisht nga 28 qershori i vitit 2017 deri më 1 shtator 2022.

“Gjatë periudhës kur Nikoliq u emërua në këtë funksion të lartë në Ministri, Republika e Maqedonisë së Veriut u bë anëtare me të drejta të plota në Aleancë, ndërsa në kuadër të institucionit u ndërmorën hapa të rëndësishëm në drejtim të përmirësimit të kushteve të punës dhe statusit të anëtarëve të Armatës, kurse filluan edhe deri tani proceset më të mëdha të modernizimit dhe pajisjes”, thuhet në njoftim.

Ministria e Mbrojtjes falënderoi Nikoliqin për angazhimin e tij në pozitën e sekretarit shtetëror dhe kontributin e tij personal në zhvillimin e kapaciteteve institucionale.

Reagoi Aleanca për Shqiptarët (ASh), thanë se Nikoliq është larguar nga posti, pa sqaruar dhe pa zgjidhur diskriminimin në baza etnike, si në përfaqësimin adekuat ashtu edhe në përdorimin e Gjuhës Shqipe në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Armatë.

“As ai dhe as udhëheqësit e tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes, nuk dhanë sqarim për skandalin me paditë që ishin ngritur ndaj drejtuesve të  Ministrisë së Mbrojtjes lidhur me diskriminimin, që ne si Aleancë për Shqiptarët dyshojmë se është arsyeja e vërtetë e dorëheqjes se sekretarit shtetëror.  Çështjen e padive për diskriminimin në këtë ministri, e hapi deputeti Halil Snopçe në seancë për pyetje të deputetëve, por që atëherë deri më sot kemi vetëm dorëheqjen dhe asnjë veprim për sanimin e situatës”, tha Halil Snopçe, deputet.

Ndër të tjera ai shtoi se udhëheqësit e Ministrisë së Mbrojtjes dhe shumica parlamentare refuzuan edhe ndryshimin e nenit 5 në ndryshimet e ligjit për Armatë që vazhdon ta konsiderojë maqedonishten si gjuhë e vetme zyrtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button